KRU “Prishtina” kërkon mirkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit e ‘Kalabrisë’

Kosova

KRU “Prishtina” kërkon mirkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit e ‘Kalabrisë’

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit dhe lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se ka çrregullime të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.

Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet në njoftimin e Ujsellësit “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat