Malisheva kalon në rajon të Prizrenit, nga sot janë 04

Kosova

Malisheva kalon në rajon të Prizrenit, nga sot janë 04

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:55
Pamje nga takimi

Sot u realizua kërkesa e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, ku nga sot ai qytet do të kalojë në Regjion të Prizrenit.

Qytetarët e Malishevës, nga sot do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit.

Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat