Pamje nga Ujëvara e Mirushës, reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit

Kosova

Pamje nga Ujëvara e Mirushës, reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:10
Ujëvara e Mirushës

Reshjet e shiut dhe borës kanë bërë disa pjesë në Kosovë të përmbyten, të vështirësohet qarkullimi dhe lokale e vetura të jenë nën ujë.

Por, këto reshje atmosferike kanë bërë gjithashtu që edhe ujëvarës së Mirushës t’i rritet niveli i ujit.

Media ka siguruar një video incizim nga një lexues i saj, ku shihet rrjedha e shpejtë dhe e fuqishme e ujit në këtë ujëvarë.

Ndërkaq, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë bërë të ditur se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe sot.

Sipas institutit në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët ka matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, ka ngritje të niveleve të ujit.

“Ngritje enorme dhe të shpejta brenda 24h, janë duke u regjistruar në lumin Drini i Bardhë, në profilin hidrometrik në Këpuz, ku brenda 24h, kemi ngritje të nivelit nga 2.726 m në 6.748 m, apo për 3.498 m më shumë, pastaj në lumin Morava e Binçës në Konçl nga 3.313 në 6.616, ose për 3.303 m”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në ditët në vijim sipas tyre, parashikohet që lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim.

“Situata pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, për të vazhduar me tendencë të rënies së letë të niveleve dhe prurjeve të ujit, e cila do të vazhdoj deri  më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat