Reshjet e borës, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Kosova

Reshjet e borës, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:38
Prishtina

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion pas reshjeve të borës që kanë filluar të bien.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezentë në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për disa ditë dhe vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat