Likaj: Gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses, respektoni masat kundër COVID-19

Kosova

Likaj: Gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses, respektoni masat kundër COVID-19

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:31
Ramë Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

Me këtë rast ai ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër COVID-19.

Likaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë, gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses.

Njoftimi i plotë

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.

Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.

#MaskëHigjienëDistancë

#TiMbajmëShkollatHapur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat