FSK largon trupin e viktimës nga Vitia që u gjet në afërsi të Hanit të Elezit

Kosova

FSK largon trupin e viktimës nga Vitia që u gjet në afërsi të Hanit të Elezit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë larguar trupin e Heset Rrahmanit i cili u gjet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit.

I ndjeri u gjet sot ndërsa nga 14 janari ishte zhdukur.

Automjeti i të ndjerit nuk ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes për shkak të terrenit të vështirë.

Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se me 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat