Brahimi për sloganin e VV-së: Prisja shkrirjen e ”Guxo” të Vjosa Osmanit – por duket se nuk guxuan shumë

Kosova

Brahimi për sloganin e VV-së: Prisja shkrirjen e ”Guxo” të Vjosa Osmanit – por duket se nuk guxuan shumë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:41
Burbuqe Brahimi

Njohësja e çështjeve politike Burbuqe Brahimi, po vlerëson se shifra e përcaktuar e pretendentëve për deputetë të cilëve iu pamundësohet kandidimi, është mjaftë i lartë.

Ajo thotë se kjo mund të ndikojë edhe në subjektet përfaqësuese për shkak të afatit të shkurtër kohor për t’i zëvendësuar.

”Në zgjedhjet e jashtëzakonshme po hasim në veprime të jashtëzakonshme. Numri 47 për kandidatët, është mjaft i lartë për subjektet politike që në kaq afat të shkurtër kohor gjithsesi t’i zëvendësojnë ata kandidatë”.

”Por mos të harrojmë që po i organizojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme me një ligj jo të ri. Ligji është i njëjtë për sa e sa vite me radhë dhe potencon që kandidatët që kanë ndonjë padi të ngritur për ndonjë vepër penale, nuk kanë të drejtë të kandidojnë”.

”Është mirë që edhe ne si popull – nga këndi i vështrimit të tyre, të mësohemi të shohim lista zgjedhore, njerëz të ngritur pa afera korruptive apo të llojit të tillë. Unë nuk po përjashtoj asnjë subjekt tjetër politik garues”.

Tutje në Rubikon, Brahimi, komentoi edhe sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilën u shpreh se ka pritur shkrirjen e ‘’Guxo’’ të Vjosa Osmanit, por që ndodhi e kundërta.

”Kam pritur shkrirjen e ‘’Guxo’’për shkak të Vjosa Osmanit”.

”Por siç duket nuk kanë guxuar shumë – mbetet të shihet se çfarë kanë menduar me këtë slogan, kur të dali vet Vetëvendosje me ndonjë reagim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat