Gërvalla: Politika rugoviane, e bëri përfundimisht Kosovën pjesë të botës perëndimore

Kosova

Gërvalla: Politika rugoviane, e bëri përfundimisht Kosovën pjesë të botës perëndimore

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:11
Donika Gërvalla –Shwarz

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla –Shwarz, ka folur për figurën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ndërsa tha se kishte politike që shqiptarë e Kosovës, i ktheu në faktor të rëndësishëm ndërkombëtar.

”Është e drejtë prej secilit prej nesh që ta interpretojmë atë siç ne e shohim atë”.

”Filozofia ‘’Rugoviane’’ është një politikë e urtë, një politikë e matur. Por, është një politikë e cila është shumë këmbëngulëse në qëllimet dhe synimet politike për të cilat është përcaktuar njëherë qytetari i Kosovës”.

”Politika rugoviane në sy të shqiptarit, është ajo politikë që Kosovën, përfundimisht e bëri pjesë të botës perëndimore, politikë e cila nuk lejoi madje me gjithë ofertat e fundviteve ’89-’90 dhe në fillim të viteve të ’90-ta”.

”Nuk lejoi asnjë lloj ndikimi të vendeve të lindjes edhe pse dikush dikush mendonte se ky ndikim ishte i vlefshëm për Kosovën në ato vite”.

”Filozofia rugoviane është politikë që shqiptarët e Kosovës i ktheu në një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar, në një faktor të pranueshëm, faktor serioz me të cilët mund të bisedoje rreth temave të së ardhmes”.

”Por nëse vec dy elemente do t’i veçoja, janë urtësia dhe njëkohësisht, këmbëngulja deri në fund për të arritur qëllimet për të cilat është i përcaktuar qytetari”.

Tutje ajo ka komentuar edhe qasjen e akademik Sabri Hamitit, karshi ish-anëtarëve dhe deputetëve të LDK-së, të cilët i cilësoi plangprishës.

”Sabri Hamiti është poet kët nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment. Prandaj zotrit Hamiti, duhet t’ja falim ndonjëherë edhe ndonjë shprehje patetike që tejkalon suazat e rrethanave politike të tashme”.

”U përmend a ka hyrë rastësisht Kryetar i LDK-së? – A ka qenë i vetmi apo është bërë që dikush tjetër nuk deshi?”

”Unë theksoj që Dr.Rugova nuk u bë kryetar i LDK-së rastësisht, sepse u ndodh në një moment të caktuar aty. Por ne të gjithëve na kujtohet mirë aty sepse unë kam qenë shumë e re në moshë dhe kam qenë tepër e impresionuar me qëndrimet e Dr. Rugovës qoftë si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, debatet e tij që zhvillonte”.

”Dr. Rugova asnjëherë deri në vdekje të tij fjalën autonomi nuk e ka zënë në gojë. Rugova çdoherë fliste për statusin e Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave por fjalën autonomi nuk e ka përmendur me gojë. Rugova jo rastësisht kur janë mbledhur themeluesit e LDK-së e kanë pyetur se a mund të bëhet ai kryetar i LDK-së. Nuk ka qenë vetëm ai që është pyetur por ai ka thënë po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat