Mustafa: Jemi të përkushtuar që secilin fermer ta shndërrojmë në storie suksesi

Kosova

Mustafa: Jemi të përkushtuar që secilin fermer ta shndërrojmë në storie suksesi

Nga: A.SH Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa së bashku me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, kanë vizituar kompaninë Doni Fruit.

Mustafa shkruar se, ky biznes është dëshmia më e mirë se si një ndërmarrje e vogël familjare, përmes punës dhe përkushtimit shndërrohet në një storie suksesi.

Postimi në Facebook:

Së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, sot vizituam kompaninë Doni Fruit sh.p.k. e cila ka ndërtuar një reputacion të jashtëzakonshëm. Ky biznes është dëshmia më e mirë se si një ndërmarrje e vogël familjare, përmes punës dhe përkushtimit shndërrohet në një storie suksesi.

Ne jemi të përkushtuar që secilin fermer ta shndërrojmë në storie suksesi dhe ta bëjmë shembull me të cilin vendi ynë do të njihet edhe ndërkombëtarisht!

#QeveriaHoti #perfermerintone

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat