Hoxhaj dhe Kurtishaj në përkrahje të prodhuesve vendorë

Kosova

Hoxhaj dhe Kurtishaj në përkrahje të prodhuesve vendorë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:51
Enver Hoxhaj dhe Ruzhdi Kurtishaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, bashkë me kandidatin për deputet nga kjo parti, Ruzhdi Kurtishaj, kanë vizituar sot kompanitë vendore të prodhuesve.

Përmes një profili në rrjetin e tij social “Facebook”, Kurtishaj ka shkruar se përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

"Përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, sot vizituam bizneset në komunën e Suharekës ku nga ta morëm përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 14 shkurtit. Faleminderit për mbështetje", ka shkruar Kurtishaj në Facebook.

Po ashtu, Kurtishaj së Hoxhajn, kanë vizituar edhe fabrikën për prodhimin e mobilieve “Graniti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat