Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Kosova

Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme  njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë të QPD-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim  që Qendra  për Pajisje me Dokumente në  Prishtinë, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj Qendre, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente në Rajonin e Prishtinës (Podujevë, Graqanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas ) apo edhe në  Qendrat tjera më të  afërta  në  territorin e Republikës së Kosovës.

Në QPD-në Prishtinë mund te bëhet vetëm tërheqja e  dokumenteve  të gatshme si dhe aplikimi i rasteve urgjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat