Drejtësia Sot shpalos mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive

Kosova

Drejtësia Sot shpalos mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 06:17
Ilustrim

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Arsyet prapa mungesës së efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e veprave penale korruptive”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës  “Mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive”.

Të gjeturat e Drejtësia Sot, theksojnë mangësitë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë Themelore në raste të korrupsionit.

Këto mangësi të evidentuara në vazhdimësi janë hasur në formë të: paqartësive në identifikimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarëve, në mos përcaktimin e saktë të vlerës së dëmit (mungesës së ekspertizave financiare), në mos precizimin e palës së dëmtuar.

Drejtësia Sot ka vlerësuar se këto probleme ndikojnë në uljen e efikasitetit të punës së prokurorive, që për pasojë kanë rritjen e numrit të lëndëve aktive dhe të parashkruara (vjetërsuara) në sistem të drejtësisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat