Haradinaj-Stublla përgëzon Arbnora Fejza-Idrizi për Rekordin Guinness me Flamurin e Kosovës

Kosova

Haradinaj-Stublla përgëzon Arbnora Fejza-Idrizi për Rekordin Guinness me Flamurin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Meliza Haradinaj-Stublla, Arbnora Fejza-Idrizi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka përgëzuar Arbnora Fejza-Idrizi për arritjen e një tjetri rekord Guinness për flamurin më të madh në botë të formuar me origami.

Flamuri i Kosovës i përbërë nga një mozaik me mbi 120 mijë origami është krijuar nga Fejza-Idrizi me ndihmën e studentëve të gjimnazit ‘Hamëz Jashari’ në Skënderaj.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka uruar Fejza-Idrizi për rekordin e saj të radhës në Librin Guinness, duke e cilësuar këtë arritje si një dhuratë e përzemërt për Kosovën dhe për lartësimin e imazhit të vendit.

“Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat