Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot pranveror

Kosova

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot pranveror

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 06:00
Ilustrim

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

IHK bën të ditur po ashtu se gjatë këtyre ditëve se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat