Alarmon Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, pronarët abuzivë po keqtrajtojnë qentë

Kosova

Alarmon Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, pronarët abuzivë po keqtrajtojnë qentë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti tronditës dhe të rrezikshëm në të cilin qentë mbarështohen, rriten, trajohen për të luftuar me qen të tjerë. Personat që mbajnë qen për luftëra, shkelin në mënyrë të dukshme nenin 346 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe shkaktojnë vuajtje të paimagjinueshme tek qentë, thonë nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Sipas tyre, në organizimin e luftërave me qen, përveç që keqtrajtohen qentë jashtëzakonisht shumë, dyshohet poashtu që nxisin baste të ndryshme në formën e parave mes pjesëmarrësve në këto luftëra. 

Kjo organizatë ka paraqitur disa kallëzime penale gjatë muajve të fundit, ndaj personave që bëjnë këtë krim dhe gjatë gjithë kohës hulumton për raste të tjera për t'u paraqitur. Deri më tani, asnjë rast i paraqitur nga organizata jonë, apo nga personat e tjerë fizik apo juridik, nuk janë trajtuar nga organet e drejtësisë. 

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, tregojnë se sanksionet për këtë lloj të veprave penale në shumicën e rasteve janë të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në 1 vit dhe nëse organet e drejtësisë nuk i trajtojnë rastet në mënyrë urgjente, rrezikohet që të gjitha rastet e paraqitura të parashkruhen.

Kjo organizatë po ashtu ka bërë kërkësë për të takuar kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezi, që ky fenomen të trajtohet me urgjencë dhe seriozitet nga të gjithë prokurorët dhe të mos lihen anash si raste të cilat kërkojnë vëmendje të mënjëhershme. Nga Zyra e Kryeprokurorit, kemi marrë përgjigje, që të presim për takimin e kërkuar. 

"Ne po ashtu do të kërkojmë nga Qeveria në ardhje, që të ndërtohen qendra të shpëtimit (jo vrasëse) të qenve (kafshëve) të konfiskuar nga pronarët abuziv siç janë personat që organizojnë dhe marrin pjesë në luftëra me qen. Pa plane dhe projekte serioze shtetërore, vetëm OJQ-të në Kosovë, nuk mund t'i zgjidhin problemet e shumta të keqtrajtimit të kafshëve", thonë nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat