​Imri Ahmeti premton mbështetje për gratë në biznes

Kosova

​Imri Ahmeti premton mbështetje për gratë në biznes

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:46
Imri Ahmeti

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me rastin e festës së 8 marsit ka takuar gratë në biznese të kësaj komune, ku kanë diskutuar për sfidat e tyre në përballjen me pandeminë COVID-19.

Ahmeti u shpreh se tashmë si komuna i kanë krijuar mundësitë financiar për të mbështetur sa më shumë bizneset e grave në këtë komunë.

Ahmeti: Kemi mundësi t’i përkrahim gratë në biznes

“Tashmë ekziston gatishmëria dhe potenciali dhe mundësitë tona financiar, ekzistojnë për të zgjeruar gamën e aktiviteteve apo për të zgjeruar mundësinë e aktiviteteve me të cilët aplikojnë gratë në biznes. Këtu nuk bëjnë fjalë vetëm për gratë që merren me OJQ, por bëhet fjalë edhe për gratë që merren me biznes real, me biznese të natyrave të ndryshme me të cilat funksionon”, tha ai.

I pari i Lipjanit gjatë këtij takimi deklaroi se përmes disa granteve të ofruar nga OJQ, por edhe nga komuna janë të hapura për gratë në biznes në Lipjan.

Ahmeti: Kur ka interesim të grave, do gjendet hapësirë për mbështetje

“Disa grante që nganjëherë janë të hapura nga OJQ të ndryshme dhe ndërkombëtare me bashkëfinancin nga komuna apo të financuara ndaras, qoftë nga komuna apo donatorë të ndryshëm janë përcjellur dhe përcillen vazhdimisht nga zyret tona për t’u dhënë mundësi të aplikimit grave. Nuk jemi shumë të kënaqur me mundësitë që kemi ofruar për vitet që lamë pas jo vetëm viti i fundit që ishte sfidues me pandeminë sepse duket që edhe ky do jetë sfidues. Kur ka një aktivizim dhe interesim i grave besoj do gjendet hapësirë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Lipjanit po ashtu tha se kjo komunë dy herë në vit shpall grante për bizneset që menaxhohen nga gratë.

Ahmeti: Dy herë në vit do japim grante për bizneset që menaxhohet nga gratë

“Dy herë në vit do shpallim publikisht grante për të aplikuar bizneset që menaxhohet nga gratë dhe OJQ me projektet e veta me kosto financiare të matshme sepse normalisht ne duam ta shohim efektin se çka po arrijmë me një financim të një projekti të caktuar”, tha ai.

Me qëllim të krijimit të lehtësirave për nënat në biznese gjatë vitin 2020, komuna e Lipjanit i ka liruar nga pagesa fëmijët në çerdhen publike.

Po ashtu, në këtë takim me gratë në biznes, tha se nga pagesa e qirasë komunale janë liruar të gjitha bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat