Podujevë: Vihet në diskutim publik propozim-rregullorja për ndryshimin e orarit të punës së bizneseve

Kosova

Podujevë: Vihet në diskutim publik propozim-rregullorja për ndryshimin e orarit të punës së bizneseve

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:28
Podujeva

Kuvendi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e mbajtur më 10.03.2021 miratoi vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, njofton kumtesa komunale.

Në kuadër të vendimit, përkatësisht diskutimit/debatit publik të përfshihet në tërësi edhe Rregullorja bazë për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, për të cilën po ashtu mund të jepen propozime, sugjerime dhe vërejtje eventuale për plotësim ndryshim e saj. Diskutimi publik të zgjatë 30 ditë, përkatësisht nga data 15 mars 2021 deri më 15 prill 2021.

Ndërsa, debati publik me qytetarë të mbahet më 22 mars 2021 duke filluar në ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ndërtesën e re të Komunës.

Propozimet dhe sugjerimet lidhur më këtë propozim rregullore mund të bëhen në ditën e debatit publik, por edhe gjatë periudhës së vënies në diskutim publik mund të dorëzohen në Zyrën për Informim dhe Komunikim me Publikun, ose përmes postës elektronike në këto e-mail adresa: [email protected] dhe [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat