Me rastin e përvjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Lipjan, homazh tek varri i Prof. Dr. Fehmi Agani

Kosova

Me rastin e përvjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Lipjan, homazh tek varri i Prof. Dr. Fehmi Agani

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:11
Homazhet

Homazhe sot janë bërë tek varri i Fehmi Aganit.

Me rastin e themelimit të degës së LDK-së në Lipjan, me 17 mars 1990, themeluesit dhe anëtarët e kryesisë së parë, Rruzhdi Peçani, kryetar; Muhamet Ademi, sekretar dhe anëtarët e kryesisë Ismet Krasniqi dhe Dr. Banush Gashi, sot më 17 mars, në emër të këshillit nismëtar, bënë homazh me vënie kurore dhe buqeta lulesh, tek varri i Prof. Dr. Fehmi Agani.

Ai ishte pjesëmarrës i kuvendit themelues të degës.

Kështu atë e kujtuan me pietet të lartë personalitetin e nënkryetarit të LDK-së, ideologun dhe njërin ndër fytyrat më markante të lëvizjes sonë kombëtare për pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat