Bulliqi viziton qendrën anti-COVID në QKMF, ku po kryhen testet rapide për qytetarët

Kosova

Bulliqi viziton qendrën anti-COVID në QKMF, ku po kryhen testet rapide për qytetarët

Nga: A.SH Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:03
Foto gjatë vizitës në qendrën anti-COVID në QKMF

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliun kanë vizituar qendrën anti-COVID në QKMF.

Ai ka kërkaur nga të gjithë qytetarët kujdes të shtuar dhe respektim të masave: të mbajmë masken, të ruajmë distancën fizike dhe të mbajmë higjenën.

Postimi në Facebook:

Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu, sot vizituam qendrën anti-COVID në QKMF, ku është duke iu ofruar trajtim 24 orësh pacientëve të prekur me coronavirus.

Përveç që kemi shtuar kapacitetet e shtretërve, në këtë qendër kemi angazhuar staf mjekësor shtesë.

Njëkohësisht në këtë qendër janë duke u kryer testet rapide (të shpejta) për pacientë, të cilët rezultatet mund t’i marrin brenda 15-20 minutave. Aktualisht kjo qendër disponon edhe me 4000 teste rapide. Po ofrojmë mbështetje me të gjitha kapacitetet tona për stafin shëndetësor në luftën kundër Covid-19.

Kërkoj nga të gjithë qytetarët kujdes të shtuar dhe respektim të masave: të mbajmë masken, të ruajmë distancën fizike dhe të mbajmë higjenën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat