Nga sot do të ketë rritje graduale te temperaturave

Kosova

Nga sot do të ketë rritje graduale te temperaturave

Më: 26 mars 2021 Në ora: 05:55
Ilustrim

Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.

Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat