​Kosovë-Suedi, qytetarët japin mendimet e tyre rreth rezultatit të ndeshjes

Kosova

​Kosovë-Suedi, qytetarët japin mendimet e tyre rreth rezultatit të ndeshjes

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:31
Prishtinë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova e hap kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe do të ballafaqohet me Suedinë.

Mungesa e dy mbrojtësve kryesor Amir Rrahmani dhe Ibrahim Drešević në njërën anë te Kosova, si dhe rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç te Suedia, përbën vështirësi më shumë për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Megjithatë, qytetarët shprehen optimistë që Kosova të mos dal duarbosh nga kjo ndeshje.

Grajqevci: Ka me qenë rezultat pozitiv për Kosovën

“Mendoj qe ka me qenë rezultat pozitiv për Kosovën 2:1, ashtu mendoj. Suedia është ekip fortë, tash presim që të fitojë edhe Kosova”, tha për KosovaPress Dion Grajqevci.

Zymeri: Kosova do të fitojë

Ndërsa, Joni Buzhuli tha që dihet se Suedia është një ekip më i fortë por që me përgatitjet e duhura, Kosova mund të fitojë ose së paku të nxjerrë një rezultat pozitivë

Buzhuli: Shpresoj në fitoren e kombëtares

“Na kem dëshirë të jetë rezultat pozitiv, sa ma shumë gola me dhënë, por mirë është të fitojmë. Kështu qe është maksimumi me dhënë një gol të paktën, por kemi të bëjmë me një ekip më të fortë, por shpresoj që lojtarët tonë kanë bërë ushtrimet e duhura për të mundur kundërshtarin. Shpresoj që e fitojmë edhe na si vend kemi nevojë do të thotë për fitoren e ekipit tonë, kombëtares tonë kështu që unë ju uroj të gjithë futbollistëve fitoren, shpresoj që fitojnë, mendoj dhe kam shpresë që besoj që nesër nëse edhe ata e kanë motivin, besoj që e kanë motivin por kemi të bëjmë me një ndeshje bukur të fortë por nëse duam ne arrijmë aty ku duam.”, tha Joni Buzhuli.

Ndërsa Fatos Mendozi thotë që Suedia nuk fiton dot nesër ndaj Kosovës.

Mendozi: Barazim Kosova-Suedia

“Ma merr mendja që po, e di një send që Suedia nuk fiton. Më shumë shkoj në barazim”, u shpreh Mendozi.

Asllani: Vetëm fitore

“Fitore, vetëm fitore. Tash shpresoj që me dhënë gola, një ose dy. Shpresoj që nuk do të ndikoj, tash unë po shpresoj në fitore, kemi 20 e ma shumë lojtarë, besoj që kanë rezerva”, tha Ensar Asllani.

Ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet nesër më fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat