Institucioni i Avokatit të Popullit lanson strategjinë e punës

Kosova

Institucioni i Avokatit të Popullit lanson strategjinë e punës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 06:04
Ilustrim

Përmes një konference për media Institucioni i Avokatit të Popullit do të bëjë lansimin e strategjisë së punës.  

Strategjia pesëvjeçare e cila lansohet sot ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike.

Përveç kësaj, ajo synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të qytetarëve për mandatin, rolin dhe përgjegjësitë, sigurimin e transparencës, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative të tij. Poashtu strategjia synon t’i promovojë Objektivat e Zhvillimit të  Qëndrueshëm.

Hartimi i saj është bërë me mbështetjen e projektit të BE-së “Mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat