Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Kosova

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14 të vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë regjistruar 923 raste të reja të infektimeve.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ndërsa Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve, 273 raste të reja me Covid-19 u shënuan vetëm në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat