Vitia për vaksinën AstraZeneca: Deri më tani nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë

Kosova

Vitia për vaksinën AstraZeneca: Deri më tani nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:08
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media ka bërë të ditur se deri më tani të vaksinuarit në Kosovë nuk kanë pasur asnjë efekt anësor.

Vitia tha se ekipa emergjente nuk ka pasur raste të ankesave nga personat të cilët janë vaksinuar.

“Te të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor, vaksina nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo efekt të padëshirueshëm që do të mobilizonte epiken mjekësore emergjente. Ata kanë pasur më së paku punë, që është lajm i mirë pasi vaksina deri më tani te askush nuk ka pasur efekte anësore”, theksoi Vitia gjatë konferencën për medie në Qendrën e Vaksinimit, në sallën “1 Tetori”.

Ndërsa Vitia tha se vaksina është e sigurt, ai i ftoi të gjithë qytetarët mbi moshën 80-vjeçare që të lajmërohen dhe të vaksinohen.

“Të gjithë ata që për shkaqe objektive nuk kanë mundur të lajmërohen, apo kanë pasur problem me mbushjen e aplikacionit, do të bëhen ekipe mobile ku për personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi. Deri në arritjen e kontingjentit tjetër, ky proces është shembull si punëtorët shëndetësor e kanë menaxhuar situatën deri këtu”, u shpreh Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat