Galushi: Punësimi, sfida më e madhe e komunitetit rom

Kosova

Galushi: Punësimi, sfida më e madhe e komunitetit rom

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:11
Erxhan Galushi

Deputeti nga radhët e komunitetit rom Erxhan Galushi, ka pritje të mëdha në Qeverinë Kurti II, në vënien prioritet të programeve të cilat prekin direkt jetën e këtij komuniteti.

Kjo meqë sipas Galushit në këto 50 vjet, botës i dhanë shumë, megjithatë mirëqenia sociale e tyre në Kosovë, kërkon akoma angazhim për të arritur të duhurën pasi sipas tij punësimi mbetet sfida më e madhe e këtij komuniteti.

”50 vjet të plota që nga ajo kohë ne botës i dhamë shumë”.

”Mirëqenia sociale e komunitetit rom është jo në nivelin e duhur. Sepse për fat të keq komunitetit rom iu jepet shumë pak hapësirë për t’u punësuar”.

”Kemi shumë pak të arsimuar, por në fakt kjo është një injorancë dhe paineteresim nga të tjerët”.

”Kemi qindra studentë që kanë përfunduar fakultete. Pas takimit që kisha me Kurtin dhe Osmanin, po shpresoj që në Qeverinë Kurti II, që të gjitha programet e qeverisë të prioritizohen sidomos për komunitetin rom”.

”Sepse kemi raste që ne diskriminohemi shumë më shumë nga komuniteti serb. Unë kam kërkuar që kësaj radhe mos të shikohet numri por nevoja”.

”Punësimi është në radhë të parë. Pas punësimit vie mirëqenia sociale. Sepse kur ke status të dobët të mirëqenies nuk ke mundësi t’i shkollosh as fëmijët”.

”Nuk ka regres total, por ka edhe progres që mund të arrihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat