Ky është 91 vjeçari nga Istogu që po agjëron Ramazanin e 78-të

Kosova

Ky është 91 vjeçari nga Istogu që po agjëron Ramazanin e 78-të

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:43
Osman Mavraj

Në xhamitë e Kosovës është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në këtë vit faljet e këtyre namazeve që janë karakteristike për muajin e Ramazanit po bëhen në numër të kufizuar për shkak të situatës pandemike në vend.

Osman Mavraj është 91 vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazana.

Ai tha në “Alarm”, se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.

“Atëherë kur jemi konë të ri, Ramazani u konë ma i mirë, ma lezet. Tash është ma lehtë me agjëru”. u shprehë Mavraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat