Malishevë: Komitetit për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e -IV- (katërt) të rregullt për vitin 2021

Kosova

Malishevë: Komitetit për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e -IV- (katërt) të rregullt për vitin 2021

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:41
Rrahim Morina

Mbledhjen e KPF-së e udhëhoqi, Krysuesi, Rrahim Morina, ku para anëtarëve prezantoi rendin e punës i cili i miratua.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të KK të Malishevës këto kërkesa : Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/236 datë: 08.04.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për dhënien në shfrytëzim të pronës publike KEDS-it,divizioni i rrjetit-Departamenti i investimeve Prishtinë, për zhvendosjen e stabilimenteve të vjetra dhe vendosjen e re të stabilimenteve të nevojshme energjetike, për nevojat e vendbanimeve. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/235 datë: 08.04.2021 dhe marrja e vendimit për procedurë të mëtejme, për dhënien në shfrytëzim të pishinës publike në fshatin Banjë, KK-Malishevë. U bë Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/161 datë:07.04.2021 të parashtruar nga DKAE, për formimin e Komisionit përzgjedhës për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucionet arsimore, por nuk u rekomandua për Kuvend.

Më pas u bë Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2020.

Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2020 të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u rekomandua për Kuvend. U refuzua kërkesa, për ndarjen e pronës për parking, kërkesa për sepracion të gurthyesëve. Urekomanduan edhe këto kërkes për Kuvend:Kërkesa për rrugë -dalje publike, për gjetjen e orrarit për ushtrime sipas vendimit të KK, për OJQ- sportive , për një zyrepër deputetet e kuvendit të Kosovës, të jep përgjigje, ekzekutivi,për objekt të komunitetit në lagjën Tahiraj dhe Hazrollaj, për transportin urban i dergohet sërish komisionit për një raport. për bartjen e mjeteve dhe të hyrave vetanake 2020/2021,për rrethoja të oborreve të shkollave, kërkesa e drejtorisë së Urbanizmit raporti, rekomandohet për Kuvend, si dhe disa kërkesa tjera.

Ndërsa për disa kërkesa tjera të natyrës shëndetësore, do të shqyrtohen në mbledhjen urgjente të KPF-së.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat