Ligji për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, ky është komenti i Hoxhajt

Kosova

Ligji për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, ky është komenti i Hoxhajt

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:24
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si politikë të blerjes së kohës iniciativën e Qeverisë për çështjen e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai tha se e fton Kurtin që të mos merret shumë me tema që mund të duken vetëm përpjekje për demagogji, po për të zgjedhur probleme reale që ka ky vend.

“Ka marr mbështetje nga më shumë se 50 përqind e votuesve. Le t’i grahë e le ta qeverisë vendin”, u shpreh Hoxhaj.

Ai po ashtu shtoi se Kurti ka kërkuar bashkëpunim nga opozita në disa fusha, e njëra prej tyre është në çështjen e energjetikës.

“E ka përmendur vetëm si temë në takim dhe këtë e ka thënë edhe në Kuvend. Por ne presim më shumë qartësi nga ana e tij, por nuk po e shohim”, përfundoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat