Fundi i muajit prill, më i ngrohtë

Kosova

Fundi i muajit prill, më i ngrohtë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 06:36
Ilustrim

Në ditët e fundit të muajit prill mot më i ngrohtë. Të martën e mërkurën me mundësi për reshje shiu. Deri të premten temperaturat rriten edhe mbi 25C.

28.04 - Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.

29.04 - Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

30.04 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte. Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat