KK i Malishevës mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Kosova

KK i Malishevës mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:39
Malishevë

Mbledhjën e katërt të rregullt e udhëhoqi, Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, kjo mbledhje filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku nga këshilltarët u ngriën shumë çështje si: Nga infrastruktura rrugore, për deponitë e mbeturinave, problemet nga qentë endacak, rritja e faturave të energjisë, për banimin social e çshtje tjera që prekin jetën e qytetarëve dhe u kërkua që të merren masa për përmirësimin e tyre nga ekzekutivi.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa vendime e një ndër ta ishte edhe anulimi i vendimit në mungesë të hartave zonale që ka të bëjë me stadiumin ndihmës të futbollit në Malishevë, që ishte kërkuar nga MAPL-ja. Ndërsa, lidhur me Raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale KK do të dergoi komplet dokumentacionin për në nivelet qëndrore për operim të gurthyesve në vlerësim të funksionimit konform standardeve të rregulluara me ligj. Nga KK u nda edhe një fond fiks për personat e prekur nga kanceri.

Në fund KK i Malishevës miratoi disa kërkesa për ndërrim destinim të pronës nga ajo bujqësore në atë rrugore, kurse disa i dergoi për në vlerësim të MAPL-ja.

Por pati edhe disa kërkes të larguara në mungesë të dokumentacinit, kurse në këtë mbledhje nuk u debatuan të gjitha pika e parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat