Vdes veprimtari dhe profesori i njohur nga Drenica

Kosova

Vdes veprimtari dhe profesori i njohur nga Drenica

Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:57
Rifat Ibishi

Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare Rifat Ibishi nga Fshati Qirez i Komunës së Skënderajt. Rifati përveç që shquhej për veprimtarin e tij në levizjën paqësore të viteve 90’ta ai një kontribut të madh e ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve të asaj kohe.

Me herët i ndjeri ishte profesor në Gjimnazin “Ramiz Sadiku tani Hamëz Jashari”, ndërsa se voni ishte pënsionuar nga qëndra për punë sociale në Skënderaj ku kishte punuar që nga viti 1985.

Rifati sipas familjarëve ka ndrruar jetë nga pasojat e sëmundjes Covid të cilin e kishte kaluar kohë më parë.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga familjarët e Rifatit.

Postimi i plotë:

Njoftim
Njoftojmë familjarët miqtë dhe shokët se me datën 07/05/21 ne ora 03:00 ndërroi jetë babai ynë Rifat Ibishi pusho ne paqe babi.
Varrimi behet sot ne ora 18:30 ne fshatin Qirez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat