Sot në Malishevë 5 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid

Kosova

Sot në Malishevë 5 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:04
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga kontakti me rastet me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1103 raste, prej tyre 1021 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe 30 persona janë aktiv me covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat