Feride Rushiti shpërthen në lot kur kujton përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës

Kosova

Feride Rushiti shpërthen në lot kur kujton përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:35
Feride Rushiti

Mes emocionesh e lotëve, Feride Rushiti ka kujtuar përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rushiti e cila ka marrë çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga Departamenti Amerikan, ka shpërthyer në lot teksa ka thënë se çdo rrëfim i të dhunuarve ka dhimbje në vete.

“Çdo krim i dhunimit ka lënë pasoja të patjetërsueshme. Lufta nuk i ka kursyer as fëmijët prej moshës 6-9 vjeçare raste që kanë vdek. As gratë që kanë qenë shtatzëna të cilat kurr ma në jetën e tyre nuk kanë mund me u bërë nëna, as të sëmurat psiqike, nënat, gjyshet e burrat.

Ka storie të panuëmrta që i kam dëgju i mbaj në kokën time dhe vazhdoj me punu prap. Ndonjëher s’mund t’i bëj ballë”, ka thënë Rushiti në “Dhoma e Rrëfimit”.

Ajo ka theksuar se pasojat që gratë pas dhunimit përballen janë ende më të rënda.

“Shumë nga ato thonë se jem t vdekura në mesin e të gjallëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat