Zjarri në Spitalin e Vushtrrisë: Heronjtë që mes flakës e tymit rrezikuan jetën për t’i shpëtuar paicentët

Kosova

Zjarri në Spitalin e Vushtrrisë: Heronjtë që mes flakës e tymit rrezikuan jetën për t’i shpëtuar paicentët

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:23
Zjarri në Spitalin e Vushtrrisë

Një pjesë e Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” u dogj dje pasi zjarri kaploi një nga repartet aty.

Zjarri nisi përgjatë kohës sa brenda ndodheshin të shtrirë pacientët e spitalit.

Mirëpo zjarri dhe tymi nuk ishin pengesë që dy heronjtë e ditës së djeshme, infermieri Arlind Selani dhe infemierja Filloreta Feka të rrezikonin jetët e tyre për t’i bartur pacientët në një repart tjetër.

Mitropol mëson se Selani e Feka u alivanosën nga tymi përderisa tentonin t’i nxjerrnin pacientët që aty.

Spitali ka potencuar se zjarri u shkaktua nga mbeturinat spitalore.

Për fat të mirë, pas intervenimit të shpejtë nga përgjegjësit incidenti përfundoi pa dëme në njerëz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat