​Hoxhaj: UÇK mobilizoi shqiptarët por edhe faktorin ndërkombëtar

Kosova

​Hoxhaj: UÇK mobilizoi shqiptarët por edhe faktorin ndërkombëtar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:46
Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Suharekë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Suharekë, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook sebBesimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.

“Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.

Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat