Ariu shfaqet në rrugën Zhur – Dragash

Kosova

Ariu shfaqet në rrugën Zhur – Dragash

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:40
Ariu shfaqet në rrugën Zhur – Dragash

Në rrugën Zhur-Dragash të dielën është parë një ari.

Në një video të postuar nga TV Prizreni, ariu po ngjitej nga rruga në bjeshkë i pa shqetësuar derisa veturat po kalonin andej pari.

Shfaqja e ariut në komunat e rajonit të Prizrenit nuk është gjë e pazakontë.

Shpesh është raportuar për zbritjen e arinjve në fshatra, duke shkaktuar edhe dëme në blegtori.

Ariu i murrmë shpesh përshkruhet si kafshë nate.

Sidoqoftë, shpesh duket se ka arritur kulmin në aktivitet në mëngjes dhe në orët e para të mbrëmjes.

Nga vera deri në vjeshtë, një ari i murrmë mund të dyfishojë peshën e tij, duke fituar deri në 180 kg yndyrë, të cilën e përdorë gjatë gjumit të dimrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat