Çeku takohet me kryetarin e studentëve me nevoja të veçanta, Leonor Berisha

Kosova

Çeku takohet me kryetarin e studentëve me nevoja të veçanta, Leonor Berisha

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:36
Pamje nga takimi

Të hënën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesin e studentëve me nevoja të veçanta, Leonor Berisha, dhe studentët, Herolinda Zaqiri dhe Gentrit Zaqiri.

Ata u takuan me Ministrin, Hajrulla Çeku, ndërsa diskutuan për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë, mungesën e infrastrukturës dhe qasjen e vështirë në shumë aktivitete për shkak të saj.

Çeku u zotua që do të kujdeset që infrastruktura në stadiume, muze e teatro të përshtatet me nevojat e tyre dhe të kenë qasje të gjithë.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe asistentja administrative e Ministrit, Bleona Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat