Qeveria u tërhoq nga marrëveshja për tiketën 5 euroshe, reagon Sejdiu

Kosova

Qeveria u tërhoq nga marrëveshja për tiketën 5 euroshe, reagon Sejdiu

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 20:15
Fytyra e Hysen Durmishit në aksionin e PSD-së

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Për këtë gjë pati reagime të shumta, e së fundi reagoi edhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu i cili krejt këtë e quan zmbrapjsa nga vinjeta.

Sejdiu është kundër këtij vendimi, sipas tij ky vendim ska qenë pjesë e një strategjie të menduar.

Postimi i plotë:

Zmbrapsja nga vinjeta

Vendimi per anulimin e vendimit per futjen e vinjetes prej 5 euro eshte lajm edhe me i keq se vendimi i pare, dhe kjo per disa arsye:

E para: Ndryshimi i vendimit si pasoje e presionit tregon qe ky vendim ska qene pjese e nje strategjie te menduar, thjeshte po shperfaqet nje mundesi, e hajde ta kapim.

E dyta: I gjithe arsyetimi pas vendimit te pare po del te kete qene mashtrim, nuk qenka teme kartoni i gjelbert fare dhe as argumentet tjera!

E treta: Po shihet qarte qe nuk ka ide as strategji per me rregullu ceshtje te sigurise ne trafik. Sepse po te ishte ndryshe do behej beteja perkunder presioneve te opinionit publik. Raste te tilla ka shume ne Kosove, nje nga ta eshte edhe Qendron Kastrati i cili sado qe ishte e dhimbshme dhe jo - popullore iu fut reformes per arsim dhe i qendroj besnik idese.

E katerta: Sjellja e zv. Ministrit sikur KM shperfaq ose nje moskordinim total ndonse sot ne Kosove kemi situaten parti-shtet, ose mosinteresim total te mbikqyresve te tij per kontrata qe krijojne monopole.

Per fund, ne kuader te retorikes disa vjecare te partise ne pushtet me duhet te them qe drejtesia e lufta kunder korrupcionit nuk eshte as politikrberje vizionare e as ambicie per Kosoven, eshte thjeshte pune e perditshme! E njejta mund te thuhet per togfjalesh te “fortë” e të “medhaj” qe jane bere i vetmi “vizion” i politikes!

Vinjeta shperfaqi mungesen e idese, strategjise, guximit dhe kordinimit. Te shpresojme qe kjo eshte vetem nje gabim i paqellimshem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat