KDI vlerëson Drenasin si komuna më transparencë më të lartë në nivel vendi

Kosova

KDI vlerëson Drenasin si komuna më transparencë më të lartë në nivel vendi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:41
Vlerësimi i KDI

Komuna e Drenasit është ranguar sërish në mesin e komunave më transparencë të lartë komunale.

KDI ka prezantuar sot raportin “Transparometri Komunal 2020-Transparenca e komunave në retrospektivë”, për 38 Komuna të Kosovës, ku Drenasi është listuar në vendin e dytë me transparencë të lartë në 48 indaktorë matës.

Ky raport dëshmon edhe njëherë transparencën e komunës dhe llogaridhënien, shtyllat kyçe të qeverisjes së kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.

“Komuna e Drenasit mbetet ndër komunat që pasqyroj progres në ofrimin e transparencës gjatë vitit 2020 si dhe ndër komunat me më shumti transparencë në nivel vendi”, thuhet në këtë raport.

Lidhur me këtë vlerësim, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci theksoi se transparenca do të vazhdoj të mbes shtylla kryesore e qeverisjes së tij. Ai ka falënderuar Zyrën për Informim, zyrtarët komunal dhe qytetarët për punën e angazhimin që këto objektiva të arrihen me sukses.

Komuna e Drenasit edhe më vitin e kaluar është vlerësuar me transparencë të lartë në nivel vendi. Ndërsa, nga MAPL dhe ambasadat e huaja këtë vit edhe ka fituar çmimin e parë për performancë komunale.

Publikimi i i këtij raporti është bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me përkrahjen e Olf Palme International Center (OPC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat