Mësimdhënësit ishin prioritet, por u vaksinuan shumë pak

Kosova

Mësimdhënësit ishin prioritet, por u vaksinuan shumë pak

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Kryesindikalisti i arsimit Rrahman Jasharaj kërkesën për t’u vaksinuar mësimdhënësit e përsëriti shpesh qysh kur numri i vaksinave anti-COVID ishte goxha i kufizuar në Kosovë.

Madje kryetari i Sinidkatës së Arsimit Rrahman Jasharaj disa herë i bëri thirrje Qeverisë që punëtorët arsimorë t’i trajtojë me prioritet sa i përket imunizimit.

Por, tash që kushtet janë krijuar për të marrë vaksinën gjithë mësimdhënësit, vetëm 7200 nga rreth 26 mijë sosh e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Prandaj, zëvendësministri i Arsimit, të premten nëpërmjet një konference për media të gjithë mësimdhënësve u bëri thirrje që të vaksinohen në mënyrë që procesi mësimor të fillojë i rregullt në muajin shtator.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.333 doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat