Qeveria ndan 150 mijë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Deçan

Kosova

Qeveria ndan 150 mijë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Deçan

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:36
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga MAPL dhe komuna.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se duke marrë parasysh gjendjen e rënduar në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro.

Poashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat