​Ngjarjet e datës 8 shtator

Kosova

​Ngjarjet e datës 8 shtator

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Mbahet konferencë përgatitore e prokurorit të specializuar për rastin Gucati-Haradinaj. (Hagë, ora 09:30)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së Shaip Havolli mbajnë konferencë për media, ku do të prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë, ora 10:00)

KQZ tërheq shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati përdhes, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani bëjnë shpërndarjen e moto-kultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me participim. (Parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë Prizren, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal - objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon mbajnë konferencë për medie. (Hotel “North City”, Mitrovicë Veriore, ora 11:00-12:30)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj takohet me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i ministrisë, ora 13:30, pas takimit mbahet konferencë për medie)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat