​Ngjarjet e datës 15 shtator

Kosova

​Ngjarjet e datës 15 shtator

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Mbahet dita e dytë e Punëtorisë së parë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore të Kosovës (PEDAKOS). (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 09:00-12:30)

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut mbajnë konferencë për medie. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërtesa e VIP, ora 09:30)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë me temën “Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30-12:20)

Nis procesi i gjykimit ndaj Sali Mustafës. (Hagë, ora 09:30 - 17:30)

Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Agjenda:

10:00 Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

10:05 Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare

11:00 Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë)

13:00 Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”. Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë.

Mesazhe për vaksinim – kartolina elektronike

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit organizon aktivitete me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren:

-10:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë
-10:30 – Vizitë në Monumentin e Lirisë
-11:00 – Përurimi i memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (Fshati Malësi e Re)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, prezanton botimin “Për Historinë e gjuhës shqipe” nga Rexhep Ismaili. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat