Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Kosova

Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:30
Ilustrim

Komuna me më së shumti raste aktive është Prishtina me 3 mijë e 11 raste aktive me koronavirus.

Pas saj radhitet Prizreni me 1,276 raste aktive me COVID-19. Ndërsa vendin e tretë e zë komuna e Ferizajt, ku janë 1 mijë e 15 persona të infektuar.

Pastaj me 847 raste aktive është komuna e Fushë Kosovës.

Ndërkaq e pesta radhitet komuna e Podujevës me 811 raste aktive me COVID-19.

Në gjithë Kosovën janë 14 mijë e 501 qytetarë që janë të infektuar me koronavirus. Ndërsa deri tani, si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 2 mijë e 845 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat