ShSKUK: 719 pacientë po trajtohen nga COVID-19, 603 në oksigjenoterapi

Kosova

ShSKUK: 719 pacientë po trajtohen nga COVID-19, 603 në oksigjenoterapi

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:28
Ilustrim

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 719 pacientë të infektuar me koronavirus. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftojnë se 603 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 47 janë në trajtim intensiv.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: 719 pacientë në trajtim nga COVID-19

67 pacientë më pak të spitalizuar, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportin e punës së datës 16 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Prizrenit, 87 pacientë

Spitali i Gjakovës, 58 pacientë

Spitali i Pejës, 128 pacientë

Spitali i Gjilanit, 58 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 52 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat