Daut Haradinaj viziton Tregun e Gjelbër: Tregu do të ketë hapësirë moderne

Kosova

Daut Haradinaj viziton Tregun e Gjelbër: Tregu do të ketë hapësirë moderne

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Haradinaj gjatë kësaj vizite, në bashkëbisedim me tregtarët u njoftua me gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet ky treg.

Përmes profilit të tij në rrjetin social facebook, Haradinaj u shpreh se projekti i tij për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët.

Ndërkaq u shpreh se lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht. Haradinaj tha se qeverisja e ardhshme do të jetë pranë kësaj kategorie në çdo hap.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat