Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

Kosova

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 07:12
Ilustrim

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e hënë pritet shtim i vranësirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë-herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.

“25.09 - Më ngrohtë e kryesisht me diell. 26.09 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. 27.09 - Mbetet shumë ngrohtë, e vranësirat gjatë ditës do të shtohen. Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu. 28.09 - Vranësira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. 29.09 - Më freskët e kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielën e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat