Gashi: Kandidatë atraktivë, VV-ja nuk ka pothuajse kërkun hiç

Kosova

Gashi: Kandidatë atraktivë, VV-ja nuk ka pothuajse kërkun hiç

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:47
Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje s’ka kandidatë të denjë për fitore nëpër komuna.

Sipas Gashit, për zgjedhjet e 17 tetorit, VV s’ka kandidatë atraktivë.

“Kandidatë atraktivë, VV-ja nuk ka pothuajse kërkun hiç’’, tha ai në Debat Plus.

‘’Atraktiv është Agim Bahtiri. Mos ia hup tash’’, i tha Astrit Gashi me shaka.

Pavarësisht rezultatit që pati në zgjedhjet nacionale, Vetëvendosje në zgjedhjet lokale po parashihet të ketë luhatje të mundshme sa i përket fitores nëpër komuna.

Mbetet të shihet pas 17 tetorit se cilat nga komunat e vendit do të drejtohen nga kandidatët e zgjedhor për zgjedhjet lokale nga VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat