Bernard Nikaj tregon se sa komuna do t’i fitojë PDK-ja në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Kosova

Bernard Nikaj tregon se sa komuna do t’i fitojë PDK-ja në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:52
Bernard Nikaj

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kjo parti ka ofruar kandidatët më të mirë të mundshëm.

Ai, ka deklaruar se janë pretendentë që t’i fitojnë komunat më të mëdha në vend.

Jemi pretendentët kryesorë për t’i fituar disa prej komunave më të mëdha  në vend, do të thotë unë besoj fuqimisht që gara në Prishtinë është në mes kandidatit tonë dhe kandidatit të VV-së, ku ne kemi skajshmërish një kandidat më të mirë sesa cilido kandidatë tjetër në garë. Unë jam i bindur që në Mitrovicë u kemi ofruar qytetarëve njërën prej kandidatëve që do ta kishte zili secili qytet jo vetëm Kosovë por edhe më gjerë, jam i bindur që në Ferizaj e kemi një kandidat që me punën e tij ka bërë që qytetarët të kërkojnë edhe një mandat për kryetarin Aliu, jam i bindur që në Prizren kemi ofruar një kandidat i cili i ka kapacitetet që ta kthejë Prizrenin aty ku ka qenë, nga katër vite amullie nën udhëheqjen e LVV-së”, ka deklaruar, Nikaj..

Ndërsa, ka shtuar se komunat që janë bastion i tyre tashmë dihen dhe se edhe aty shpreson në fitore.

Komunat tradicionale, Drenasi, Skenderaj, Kaçaniku, Shtimen, Dragashin, Malishevën e te tjera, besoj se ka një numër të madh të komunave ku PDK është me të vërtetë në garë që të fitoje ose të shkojë në balotazh”, është shprehur ai.

Ndryshe, zgjedhjet lokale për të zgjedhur të parin e komunës për të udhëhequr për një mandat katër vjeçar do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat