Haradinaj: Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje

Kosova

Haradinaj: Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:10
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vlerëson se gara për kryeqytetin s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje.

“Për këta muaj të angazhimit tim për Prishtinën, kam takuar me qindra votues të VV-së. Shumë prej tyre ju kanë bashkëngjitur edhe vizionit tim, madje një pjesë edhe garues për konceptin ‘E Para Prishtina’.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje ai u shpreh se bashkë me qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë.“Këtë vullnet tuajin do ta përkthej në punë e gjithëpërfshirje. Ndryshimi i vetëm për të mirë do të jetë vetëm Prishtina. Unë do të mbetem i njëjti. Ju falënderoj përzemërsisht!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat